Tifozi kinez pushton fushën e lojës, Ronaldo “sulmon” policin (VIDEO)

Juventus po përjeton një rritje të frikshme të tifozerisë në Kinë pas afrimit të Cristiano Ronaldos. Në stërvitjen e fundit nuk ka mundur as pushtimi i fushës, teksa një tifozë ka guxuar që të futet në terrenin e fushës për të takuar portugezin, por është ndalur nga një numër i madh policësh.

 

Ngjarja ndodhi kur futbollistët bardhezi po kryenin nxehjen, ndërkohë që Ronaldo për ta bërë më komike situatën ka kërcyer mbi policin, teksa ky i fundit nuk ka reaguar duke e “falur”.

Një episod që ka bërë që mes futbollistëve të plas humori në prag të derbit ndaj Interit. /Koha Jone/