Shtetrrethim te Unaza e Re, Balliu: Rama po provokon dhunë

 

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar për ndalimet e policisë te Unaza e Re gjatë mesnatës së sotme. Balliu shprehet se kryeministri Edi Rama po provokon dhunë ndaj banorëve.

Postimi i plotë i Klevis Balliut në Facebook:

Rama po provokon dhunë tek Unaza e Re

Rama ka ndërmend të arrestojë njerëz me justifikimin e provokimit që vetë organizoj një ditë më parë, siç edhe kam paralajmëruar.

Momentalisht Unaza është në shtet rrethim nga qindra forca policie.

Futja në këtë mënyrë nuk bën gjë tjetër vetëm se sjell përplasje me pasoja për banorët policinë dhe shtetin.

Rama kërkon viktima, gjithçka ndodh është përgjegjësi e Edi Ramës

Ky është një akt i turpshëm dhe barbar.