Shalsi zbulon pse ia hoqën Shkodrën Bushatit, ia dhanë Valdrin Pjetrit

Në një intervistë për RTV Ora, Ministri i Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi tregon pse iu hoq “Shkodra” Ditmir Bushatit.

Shalsi thotë se Valdrin Pjetri është një djalë premtues dhe është gjykuar më efektiv.

Beti Njuma: Çfarë ndodhi në Shkodër pse e hoqët Bushatin? A ishte ky një ndëshkim për Bushatin?

Eduart Shalsi: Vazhdimisht PS ka pasur lëvizje. Nuk ëhstë as rasti i parë dhe as rasti i fundit. Unë kam qenë deputet në Tiranë, kam shkuar në Berat dhe sot gjendem në Pogradec. Valdrini është një djalë premtues, tashmë ka një barrë të madhe në qytetin e Shkodrës. Duhet të provojmë që atë projekt të suksesshëm që kemi pasur në të gjithë Shqipërinë ta shtrijmë tashmë edhe në Shkodër. Është gjykuar që mund të jetë më efektiv drejtimi nga Valdrin Pjetri, i cili ka qenë perfekt dhe titullar institucionesh të rëndësishëm, por këto nuk janë lajme. Lajme janë që PS, pas zgjedhje futet në një proces zgjedhor. Futet në një analizë dhe po vijon analiza organizatë më organizatë. Qytet më qytet. Është një forcë politike që vazhdimisht përmirësohet.

Sa i takon zgjedhjeve brenda PS-së Shalsi thotë se partia nuk ka arsye të ketë një kryetar të ri, pasi Rama ka qenë i suksesshëm si në qeverisjen qendrore dhe vendore.

Beti Njuma: Do ti hyni edhe procesit për zgjedhjen e kryetarin e ri. Do të jetë një proces ku do të ketë garë apo do të jetë si zgjedhjet e 30 qershorit ku nuk do të ketë garë?

Eduart Shalsi: Nuk besoj se PS ka arsye të zëvendësojë një njeri që ka provuar që ka qenë i suksesshëm në pushtetin qendror dhe vendor.

Beti Njuma: Koka e PS-së nuk paska nevojë për një emër të ri në krye?

Eduart Shalsi: Ju thoni që ka nevojë për emër kur një njeri ka dëshmuar më punë, jo me fjalë, por vepra që ka modernizuar qeverisjen. Ka lënë gjurmë dhe po lë gjurmë në qeverisjen vendore.