Salvini përplaset me Macron, shkak refugjatët që kapen në Mesdhe

“Katërmbëdhjetë anëtarë të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord mbi një plan të ri mekanizmi solidarizimi për të rivendosur refugjatët e shpëtuar”, tha presidenti francez Emmanuel Macron të hënën.

Ministrat e punëve të jashtme dhe ministrat e brendshëm nga vendet e BE u mblodhën në Paris për të diskutuar se çfarë duhet të ndodhë me emigrantët që kapen në Mesdhe.

“Ministrat punuan për të hartuar një strategji që do të ndihmonte emigrantët në Libi dhe organizojnë transferta humanitare si dhe kthime vullnetare”, tha komisioneri i BE për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopulos.

Plani franko-gjerman nuk ishte bërë publik, por Macron postoi në që njerëzit që kalojnë Mesdheut kanë dy zgjedhje: “Ata ose bombardohen në Libi ose fundosen në Mesdhe”.

Macron tha se BE duhet të lejojë gratë dhe fëmijët që kanë të drejtën e azilit të vihen nën mbrojtje pa marrë të gjitha rreziqet duke kaluar Mesdheun.

Macron tha gjithashtu se ekziston nevoja për të përshpejtuar dhe përforcuar politikën e kthimit për ata që nuk kanë të drejtën e azilit në Evropë, por sqaroi se duhet të ketë një politikë humane dhe efektive që korrespondon me parimet e Evropës, pa ndjekur një politikë asgjësimi.

Megjithatë, kjo ka ringjallur një përplasje të vjetër me Italinë. Matteo Salvini, vendi i të cilit është në ballë të fluksit të refugjatëve në Evropë, tha se ishte kundër Francës dhe Gjermanisë që vendosin të gjitha politikat e migrimit, duke injoruar kërkesat e vendeve më të ekspozuara.

Italia mori pothuajse të gjithë emigrantët e shpëtuar nga grupet humanitare në det, ndërkohë që qeveria populiste mbylli të gjitha portet e vendit.

Pas takimit, Salvini përsëriti se Italia nuk duhet të vazhdojë të jetë kampi i refugjatëve të Brukselit, Parisit dhe Berlinit.

Burimi: Euronews – SCAN