Protesta tek Astiri, nënkryetari i PD-së: Të gjendet zgjidhja me banorët, ndryshe…

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, bashkë me përfaqesues të tjerë të PD dhe të LSI-së, i janë bashkuar pasditen e kësaj të marte, protestës së banorëve tek ”Unaza e Re”. Mbështetje e panderprere dhe e përditshme e PD-së për kauzen e drejtë të këtyre banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre dhe kundër aferes korruptive të Unazës së Re.

Gjatë fjalës së tij, Spaho i kërkoi qeverisë të ulet në bisedime me banorët, ndryshe do të ketë përplasje të forta. ”Si mund të lihen qytetarët e vendit 9 muaj në rrugë. Të kontaktohen banorët dhe të gjejnë një zgjidhje, që do të vendoset nga qytetarët. Në të kundërt do të ketë përplasje të fortë. Neve do të na kenë gjithmonë pas derisa të ketë një zgjidhje të favorshme”, u shpreh Spaho.

Në mbështetje të protestës së sotme ishte edhe ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi. Edhe sot, në afërsi të zhvillimit të protestës ka patur forca të shumta policie.