Presidenti Meta: Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, e cila ka përfunduar mandatin në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Presidenti ka vlerësuar rolin e diplomates gjermane gjatë misionit në Shqipëri, si dhe ndihmën që ka dhënë Bundestagu për procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Sot prita në takimin e lamtumirës Ambasadoren gjermane Susanne Schütz, e cila mbaron mandatin e saj në Shqipëri. Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt. Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane”,- shkruan Presidenti Meta.