Nora Istrefi gati bashkëpunimin me Irkenc Hykën

Nora Istrefi ka gati bashkëpunimin e radhës dhe duket se edhe këtë herë do të godasë më zgjedhjen e saj. “Prive.al” bën me dije se këngëtarja ka bashkëpunuar sërish me këngëtarin Irkenc Hyka për një këngë, e cila pritet të publikohet së shpejti. Ata kanë përfunduar xhirimet e klipit dhe thuhet se muzika do të jetë shumë ritmike. Kujtojmë se pak muaj më parë Nora dhe Irkenci publikuan bashkëpunimin e tyre të parë me këngën “Tymi i dashnisë 2” dhe kënga u pëlqye shumë nga publiku.