Njoftim për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e Policisë

Policia e Shtetit njofton kriteret e pranimit të aplikantëve të rinj në Policinë e Shtetit. Të gjitë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme dhe nuk kanë marrë ende një leje drejtimi, mjafton që deri në datë 3 gusht të kenë përfunduar testin teorik dhe të kenë nisur praktikën. Deri në momentin e shpalljes së fituesve, aplikantët duhet të kenë paraqitur lejen e drejtimit ose ndryshe nuk do mund të vijojnë në fazat e tjera të konkurrimit. Afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik.

Njoftimi i plotë

Nisur nga fluksi i kërkesave adresuar Policisë së Shtetit, nga qindra të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur dëshirën për të aplikuar për Patrullë të Përgjithsme, por janë ende duke ndjekur kursin për t’u pajisur me Leje Drejtimi, sqarojmë gjithë të interesuarit se:

Të gjithë ata aplikantë që deri në datën 3 gusht 2019, data kur mbyllet aplikimi, kanë përfunduar fazën e parë të kursit për Leje Drejtimi dhe disponojnë vërtetim zyrtar nga Autoshkolla që e kanë përfunduar provimin e teorisë dhe janë duke ndjekur praktikën, do të pranohen për të aplikuar.

Por aplikantët që do të shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimit për Patrullë të Përgjithshme në Kolegjin e Policisë dhe deri atëherë nuk kanë dorëzuar Lejen e Drejtimit, do të skualifikohen dhe nuk mund të vijojnë fazat e tjera të konkurrimit.

Policia e Shtetit nxit çdo te interesuar dhe rikujton se afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik.