Mertens “provokon” Sarrin: Ku është më bukur të fitosh?

Transferimi i Maurizio Sarrit te Juventusi, ka nervozuar tifozët e Napolit dhe Dries Mertens. Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, ai ka folur për kalimin e trajnerit te Juventusit.

“Isha shumë i lumtur që Sarri fitoi Europa League-n. Mua më ka dhënë shumë, e shikon futbollin në mënyrë të ndryshme dhe ai të ndihmon shumë. Dua të them të vërtetën: Më vjen keq, gjithmonë ka folur mirë për Napolin dhe është një zgjedhja e tij. Tani është kundërshtar, por shpresoj që të vijë dhe të na përshëndes te dhomat e zhveshjeve.

Të fitosh trofeun te ne nuk ka krahasim me asnjë. Dua të pyes Sarrin se ku është më bukur të fitosh te Juve apo te Napoli. Duhet të stërvitemi mirë dhe të japim 100 për qind ndeshje pas ndeshje. Sezonin e fundit e mbyllëm disi larg Napolit, këtë vit duhet ta mbyllim më mirë”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/