Maliqi: Rama, hipokrit e cinik! Fitove se vetë votove e vetë numërove. Duhesh rrëzuar sa më parë

Deputeti i pavarur Lefter Maliqi ironizon deklaratat e kryeministrit Edi Rama që bëri pak minuta më parë gjatë punimeve të Asamblesë së PS-së, duke e cilësuar Ramën si hipokrit dhe cinik.

Reagimi i Lefter Maliqit

Bariu: “Në 30 Qershor fitoi populli, pas 30 Qershorit duhet të fitojë Rilindja me tepsinë bosh për qytetarët” ! Pupu çfarë aktrimi, çfarë vajtimi, çfarë hipokrizie, çfarë cinizmi. Ne nuk fituam se kemi bërë vetëm punë të mira, por fituam se vetë votuam, vetë numëruam, vetë konkurruam me veten. Sfida të mëdha, thotë bariu i rilindjes, kemi përpara, sepse do bëjnë zgjedhje më të vështira brenda vetes dhe mos të ketë vjedhje votash dhe të bëhet fushatë brenda PS-së, më e fortë se e 30 Qershorit që mos të ketë ankimime në Kolegjin Zgjedhor nga ndonjë Idajet Beqir brenda Rilindjes. Pupu Bariu mbledh Asamblenë dhe i shantazhon anëtarët e Asamblesë, deputetët, etj., i kërcënon për t’i futur frikën dhe kopeja e Asamblesë së Rilindjes si kope delesh që rri në turmë dhe asnjë s’blegëron nga frika se bariu i përzë, i ndan nga kopeja dhe i lë pa ushqim. Ky bari duhet rrëzuar një sahat e më parë. E kundërta do jetë vdekjeprurëse për shpresat e shqiptarëve për punë, mirëqenie, siguri dhe integrim në BE.