Kunata që duhen shumë! Jonida Maliqi dhe Bora Zemani shkëmbejnë këpucët

Pasi po jetojnë një histori të bukur dashurie me dy binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, Bora Zemani dhe Jonida Maliqi janë shndërruar në dy kunata që kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. Ashtu si shihet edhe në këtë foto, kanë marrëdhënie aq të mirë sa shkëmbejnë edhe veshjet. Bora Zemani gjatë emisionit që prezanton mbante veshur një palë sandale jeshile.

Këto sandale i ka veshur edhe Jonida Maliqi gjatë një interviste në emisionin e Ermal Mamaqit. Sandalet janë të markës Gianvito Rossi dhe kushtojnë $1,295. Nuk dihet se të kujt janë sandalet, por me gjasa të Jonidës, e cila përveç se njihet për stilin e saj, ka edhe një dyqan së bashku me Armina Mevlanin me veshje aksesorë dhe këpucë.