Klopp “shpërthen”: Në Angli luhet shumë, s’kemi kohë të stërvitemi

Shumë ndeshje edhe në verë, kur në fakt duhet të pushohet. Jurgen Klopp nuk është aspak i kënaqur me miqësoret e shumta dhe me programin e ngjeshur të sezonit. Strategu gjerman është shprehur shumë i pakënqur me numrit e shumtë të ndeshjeve në Angli ku luhet në katër kompeticion, duke përfshirë de Championsin.

 

“Problemi nuk është te grumbullimi, i kemi të gjithë në dispozicion, përveç Alisson dhe tridentin e sulmit. Pas 3 ditësh, nuk mund t’i thuash një futbollisti që fillojë të vrapojë. Kemi kaluar muaj të lodhshëm, në të ardhmen duhet të ndryshohet.

Në Angli jemi të parët që nisim të vrapojmë, kur të gjejmë kohë për t’u stërvitur? Duhet të zvogëlojmë presionin mbi djemtë, të përpiqemi të ulim tonin dhe mos jetojmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit. Duhet që të reduktojmë numrin e ndeshjeve”, deklaroi Klopp. /R.Lika-Koha Jone/