“Ik, shporru, sharlatan”, qytetarët përzënë deputetin nga Teatri Kombëtar

“Shporru, sharlatan, ik…”, këto ishin disa nga thirrjet në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj deputetit Kujtim Gjuzi.

Ky i fundit ka shkuar në sheshin para Teatrit Kombëtar, ku dhjetra qytetarë ishin duke vijuar qëndresën e tyre në mbrojtje të godinës.

Ishte ora 03:20, kur një automjet tip Mercedez është ndalur në sheshin e Teatrit dhe prej andej ka zbritur deputeti Gjuzi. I veshur me kostum, deputeti është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve që e kanë cilësuar si provokim praninë e tij.

Video e mëposhtme tregon momentet kur qytetarët përzënë Gjuzin, ndaj të cilit janë drejtuar një seri fyerjesh.

Duhet thënë se që prej hyrjes së tij në Kuvend, nga listat e PD-së vota e Gjuzit ka qenë përherë në anën e qeverisë Rama, dhe prania e tij në sheshin e Teatrit duket thjesht një provokim i radhës, dhe një përpjekje për të fituar protagonizëm./foxnews/