Një grabitje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Burime nga Policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se disa persona ende të paidentifikuar kanë grabitur kasafortën e një marketi në Gjirin e Lalzit.
Gjithashtu dyshohet se grabitësit kanë vjedhur edhe një automjet tip “Range Rover”, që ndodhej në afërsi të marketit.
Automjeti ishte në pronësi të një 55-vjeçari, që e kishte parkuar pranë marketit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.