Flet Ditmir Bushati: Do çoj përpara projektet

Ditmir Bushati nga sot nuk do të jetë më drejtuesi politik i qarkut t5ë Shkodrës. Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama e zëvendësoi Bushatin me Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun e ri të Shkodrës.

Kjo lëvizje e gjen Bushatin pa asnjë post brenda partisë por një gjë e tillë duket se nuk e shqetëson në objektivat që i ka vënë vetes. Të paktën kështu i shpreh ish-ministri i Jashtëm në një prononcim për mediat në përfundim të asamblesë.

“Faleminderit për durimin dhe pritjen, të jeni të qetë se do kemi komunikime të tjera, nuk ka rëndësi posti, rëndësi ka për çfarë çështjesh luftoj e punoj, mungesa e ofiqit më ndihmon të çoj përpara projektet për të cilat jam angazhuar”,-tha ai për mediat.