Fëmijët nën 14-vjeç ndalohen të hyjnë në qendra interneti

Fëmijët e mitur nën moshën 14-vjeç nuk do të lejohen të hyjnë më në qendra internet, nëse nuk do të shoqërohen një person i rritur apo nga prindërit e tyre.

Mësohet të jetë ky propozimi i fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili është miratuar në Këshillin e Ministrave.

Të gjitha qendrat e internetit duhet të kenë të afishuar këtë vendim dhe gjithashtu një formular që duhet të plotësohet dhe nënshkruhet nga prindërit.

Kjo masë synon që të mbrojë fëmijët nga aksesi të internet të informacioneve apo videove të ndaluara të dëmshme për moshën e tyre.

Nëse subjekte të caktuar nuk do t’a zbatojnë këtë vendim pritet të ketë penalitete. Gjithashtu Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve ka bërë të ditur se do të kontrollohen edhe institucionet arsimore që përdorin internetin për filtrat e përdorur, për të mbrojtur të miturit nga aksesi i internetit.