E dashura e la për një burrë tjetër, i riu vret veten live në Facebook

Një i ri vetem 22-vjeçar ka vrarë veten Live në Facebook, pasi nuk duronte dot faktin qe e dashura e la për t’u martuar me një burrë tjetër.

Shyam Sikarwar vari veten ne një tempull në fshatin Raybha afër Agrës dhe publikoi ngjarjen ne rrjetin social Facebook.

Me heret kishte lene nje shënim ku i kerkonte falje familjes se tij dhe i linte amanet qe të dhuronin organet e tij.

Nderkohe qe kishte shkruar se e kishte te pamundur te vazhdonte jeten, i braktisur nga e dashura.

“Më mungon dhe nuk mund të jetoj pa të. Unë nuk mund ta pranoj faktin se ajo po martohet me dikë tjetër. Stresi i humbjes së saj më ka prekur aq shumë sa kam humbur punën time”,- thuhej në letër.