Conte: Sfidë emocionuese me Juven, asnjëherë s’kam qenë pranë rikthimit

Pas humbjes ndaj Manchester United, Inter është duke u përgatitur për miqësoren e dytë të International Champions Cup. Një sfidë e “zjarrtë” pasi përballë tyre do të jetë Juventusi i Sarrit, në atë që cilësohet si Derbi i Italisë. Klubi zikaltër i siguroi Contes se do të kishte ndërhyrje të rëndësishme në merkato për të kompletuar grupin e lojtarëve.

 

“Nuk kisha nevojë që të sigurohesha sepse nuk kam nevojë. Me presidentin dhe drejtuesit kemi folur në një mënyrë shumë të qetë. Janë bërë reflektime edhe për Fair Play-n Financiar. Sigurisht që vendimet do të merren në bazë të bilancit dhe pritshmërive.

Ndeshja me Juventusin? Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua, është hera e parë që përballem me bardhezinjtë si kundërshtar që nga koha kur mbylla kontratën. Të rishohësh shumë miq do të jetë emocionuese, por në fillimin e ndeshjes gjithçka do të marrë fund. Juventus për mua është një kundërshtar, nuk kam qenë asnjëherë pranë rikthimit, asnjë nuk më ka kontaktuar”, deklaroi Conte në konferencën para miqësore. /R.Lika-Koha Jone/