Bumçi: Jemi në momentin më frymëzues të PD

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, ishte i ftuar në Dita Jonë, ku ndër të tjera foli edhe për Vetting-un e brendshëm në PD. “Integriteti i figurave që kjo parti do t’i nxjerrë para qytetarëve. Kjo do të jetë një lloj site. Vlera është në momentin që flasim. Vitet e fundit pati një shkarje të rëndë në demokracinë e vendit, por nuk ishte problemi në atë që bëmë në të kaluarën, por çfarë po bënin në atë moment. Në këtë moment, PD vendosi të kishte kriteret e saj për të qenë së më përfaqësuese në vlerat e saj. Ne kemi bashkëpunuar ngushtësisht me Partinë Konservatore britanike”, tha Bumçi.

Edhe pse jashtë Parlamentit dhe jashtë pushtetit vendor, Bumçi thotë se kjo verë e gjen PD-në të gjallë në momentin më frymëzues.

“Kjo verë e gjen PD-në të gjallë, në këmbë dhe më frymëzuese në këto 6 vite. Jo vetëm në këto 6 vite, por edhe pak më shumë. Ky është momenti më frymëzues në PD. Treguesit janë aty. Është rikthyer i gjithë elektorati i djathtë. Në 2017-ën ne ramë ndjeshëm me rreth 200 mijë vota. Kanë ndryshuar disa gjëra. Qytetarët kishin nevojë për akte të forta për të fituar besimin. Çadra ishte një vendim i drejtë, por mënyra se si u zhvillua fushata krijoi një moment besimi. Pas zgjedhjeve të 2017-ës ka qenë momenti më i ulët, mendoj që pas 1997, por ishte një krizë akute”.