Bale nuk pranoi të luante ndaj Bayernit, Zidane zbulon arsyen

Gareth Bale mbetet një nga lojtarët që pritet të largohet nga Reali gjatë kësaj vere. 30-vjeçari, sikurse e zbulon tekniku francez, refuzoi të luante në sfidën e International Champions Cup kundër Bayernit (3-1 për bavarezët), por është i vendosur të zbresë në fushë ndaj Arsenalit, takim që do të luhet në orët e para të së mërkurës .

“Së pari, nuk është e vërtetë që nuk e kam respektuar dikë e aq më tepër futbollistët. Gjithmonë kam thënë të njëjtën gjë, lojtarët janë më të rëndësishmit. E dyta, kam thënë se klubi po përpiqet ta shesë atë. Dhe e treta, mendoj se është shumë e rëndësishme të thuhet se Gareth nuk pranoi të luante, sepse nuk donte që të negocionim largimin e tij.”

Gareth Bale në fushë kundër Arsenalit? Ju mund të pyesni për gjithçka, por unë iu përgjigja pyetjes. Gareth është një lojtar i Real Madridit. Kjo është gjëja më e rëndësishme, ai është një lojtar i skuadrës”, deklaroi Zidane.