Andi Bushati: Ditmiri “viktima” e asamblesë PS, sistemi putiniano-erdoganesk

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, analisti Andi Bushati u ndal të komentojë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe vendimet e marra aty.
Sipas tij, ajo që ra në sy ishtëe një lloj “Përulësie false e kryeministrit Rama”, i cili sipas Bushatit, u mundua të përçojë një mesazh reflektimi për të gjithë socialistët.

Sa për dorën e shtrirë ndaj opozitës joparlamentare, Bushati tha se as kësaj here Rama nuk ishte serioz. Sipas tij, shkarkimi i Ditmir Bushatit, që e cilësoi edhe si viktimën e asamblesë, tregon se Rama nuk duron as kritikat më të vogla.

Bushati tha se me vendimet e marra sot Rama tregoi se “Brenda qëndrimit të Ramës pati kontraditë, se të thuash do e përfill opozitën, do të thotë të pranosh të kundërtën, me fjalë e bën, e thotë se i pranon edhe at, por realiteti është tjetër gjë. Por viktima e asamblesë qe Ditmir Bushati, ai nuk është disident në radhët e PS, por socialsit i vendosur, i devotshëm, shumë më radikal se disa të tjerë, por fakti që s’ka qënë 100% me linjën e Ramës, por edhe për ndarjen e Kosovës atij i kushtoi vendin, postin brenda partisë. Pra, jemi në pikën që s’mund të mendohen ftesa reale dialogu”,- tha Bushati.

Ai komentoi ndër të tjera dhe postin që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori brenda partisë. “Kur figura si Sandër Lleshaj, e mbani mend kur tha në daljen e tij të parë publike se s’jam njeri politik, po e bëj këtë detyrë në emër të vlerësimit që kam për Ramën? Pra në këtë mënyrë ai u katapultua në qeveri, tani do të hyjë edhe në parti. Këtu jemi në një sistem ku vendos vetëm lideri. Rama mori ca njerëz anonimë, si Lleshaj e Cakaj, e tha këta do jenë ministra, po këta po iu imponohen edhe PS. Ky është sistem putiniano-erdoganesk, dhe jo qeveri demokratike”,- tha ai.