Ambasada rumune vlerëson gazetarë e politikanë për kontributin gjatë presidencës së BE

Ambasada e Rumanisë në Tiranë ka organizuar një aktivitet me rastin e fundit të Presidences 6 mujore të Bashkimit Europian, një presidencë ku i rikonfimua politika e dyerve të hapura për vendet kandidate për në BE ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Me këtë rast Ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mircea Perpelea tha se Rumania është një mbështetëse konstante e zgjerimit të Uninionit dhe një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë.

Ambasadori Perpelea u shpreh optimist se në tetor Shqipëria do të marrë hapë negociatat me BE-në. Gjate ceremonisë z. Perpelea ndau edhe disa vleresime për gazetarë, politikanë dhe njerez nga bota akademike. Mes emrave që u vleresuar për kontributin e dhënë, ishin politikani Taulant Balla, gazetari Arbër Hitaj, Bashkia Tiranë etj.