“Zgjohet” edhe Milani, blen sulmuesin e Atletico Madrid për 50 mln euro

Angel Correa është vetëm një hap larg kalimit te skuadra e Milanit. Vendimtar ka qenë një takim i Zvonimir Boban në Madrid. Drejtuesi i kuqezi ka arritur që të mbyllë akordin me Atletico Madrid për shifrën e 50 milionë euro, duke përfshirë dhe bonuset. Ardhja e sulmuesit argjentinas duket çështje ditësh apo edhe orësh.

 

Shumë shpejt pritet një tjetër takim me drejtuesin e Los Colchoneros, Andrea Berta, për të definuar edhe detajet e fundit. Vendimtare për këtë operacion ka qenë edhe shitja e Andrea Silvës te skuadra e Monacos për shifrën e 30 milionë eurove, duke grumbulluar një shifër të konsiderueshme për afrimin e sulmuesit të ri.

Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, Correa është shumë entuziastë për aventurën e ri në klubin kuqezi, teksa është arritur edhe akordi ekonomik me futbollisti, i cili pritet të formojë një dyshe të frikshme me Piatek.

Puna mjaft e mirë e Jorge Mendes për kalimin e Andre Silvas te Monaco, bëri që skuadra kuqezi të çlirohej në merkato, teksa tashmë duket se i ka kartat në rregull për të sfiduar Interin dhe Juventusin, që kanë punuar mjaft mirë në merkato. /R.Lika-Koha Jone/