Zbardhet agjenda e Asamblesë së PS-së, analizë e 30 qershorit dhe…

Është zbardhur axhenda që do të ketë mbledhja e nesërme e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku fjalën kryesore dhe hyrëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama.

Në mbledhjen që do të zhvillohet duke nisur nga ora 16:00, do të ketë një analizë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën në 30 qershor.

Po ashtu pjesë e axhendës është dhe analiza për zgjedhjet e brendshme që do të mbahën në PS.

Asambleja e PS-së ishte paralajmëruar që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku pritet që të ketë një analizë, veçanërisht të qarqeve ku PS ka pasur një rezultat më të dobët se zgjedhjet e 2 apo 4 viteve më parë.