Vlorë/ Del nga makina, rrahin me grushta e shkelma shoferin

Persona ende të panjohur kanë dhunuar me grushta dhe shkelma drejtuesin e një mjeti në momentin që ky i fundit ka dalë nga makina. Sherri u shënua mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës, pikërisht afër rrethrrotullimit në Vlorë

Shoferi ka marrë plagë të në fytyrë e në trup. Policia po e merr në pyetje për të mësuar më shumë për shkakun dhe personat të cilët ishin përfshirë në konflikt.

Personi i dhunuar drejtonte makinën me targa AA 908 TX.