VIDEO ARKIV/“Associated Press” publikon pamjet e redaksisë së djegur të “Koha Jonë”

“Associated Press” (AP), agjencia amerikane ndërkombëtare e lajmeve, ka publikuar arkivat e lajmeve të saj të publikuara në vite. Në raportimet e kësaj agjencie për Shqipërinë gjatë vitit 1997 ka dhe një kronikë për djegien e gazetës së pavarur “Koha Jonë”.

Gazetarët e AP, të cilën ndodheshin në Tiranë në ato ditë të trazuara, kanë filmuar godinën e shkrumbuar nga pushteti i asaj kohe. Kronika jep pamje të redaksisë së djegur më 3 mars të vitit 1997, si dhe klimën e gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtetrrethimit që mbizotëronte në ato ditë në Tiranë dhe në gjithë vendin.

Në shpjegimin e pamjeve për “Koha Jonë”, AP shkruan: “Në zyrat e djegura të gazetës, më të madhe të pavarur në Shqipëri, Koha Jonë. Redaktorët e gazetës së pavarur që takohen jashtë zyrave (të “Koha Joha”) për të diskutuar se si të përballojnë censurën dhe kur do të rifillojnë botimin e gazetës”.