Vasili: Venecia parashikoi rreziqet e Vettingut…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka ripublikuar në Facebook një reagim të gazetarit Andi Bejtja për reformën në drejtësi. Bejtja sjellë në vëmendje sugjerimet e Komisionit të Venecias, mbi rrezikun e Vettingut në mënyrën si po bëhet nga mazhoranca në Shqipëri.

“Gjithçka që Komisioni i Venecias parashikoi për rreziqet shumë të mëdha që zbatimi i Vetingut do te sillte dolën nje per nje. Konsensusi ishte shansi i vetem per suksesin e veingut, por, babëzia e rilindjes rrënoi Vetingun. Andi Bejtja sjell në mënyrë përfektë dhe ad literam opinionin e Komisionit të Venecias për Vetingun. Lexojeni vetë postimin e Bejtes dhe çdo koment i metejshëm është i kotë”,- shkruan Vasili.

Postimi i gazetarit Andi Bejtja në Facebook

Andi Bejtja: Ne 3 vjetorin e reformës në drejtësi

Pas tre viteve te ashtuquajturës Reforme në Drejtësi nuk gjej dot epitaf me te sakte se konkluzioni i Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015. Ja cfare thuhet fjale per fjale.

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”