U vra në Holandë, familja e Festim Latos hap dyert e mortit

Në familjen e 48-vjeçarit Festim Lato në lagjen Lirim të Vlorës janë hapur dyert e mortit. Një familje e madhe me 9 fëmijë, hynë dhe dalin të afërm dhe familjarë për ngushëllim.

Vëllai i madh i kësaj familje Xhemil Lato tregon se ende nuk e kane konfirmuar 100% se vëllai i tyre është vrarë. Janë duke pritur ADN, ndërkohë po sipas një nga vëllezërve të Festimit ai tregon se tre fëmijët e Festimit nuk janë lejuar nga policia holandeze që të hyjnë në morg për verifikim e kufomës.

Po ashtu shtëpia kishte hapur dyert e mortit por në portën e banesës 3 katëshe nuk kishte lajmërim nekrologjie. Familjarët motrat dhe vëllezërit e Festimit janë jo vetëm të shqetësuar për humbjen e vëllait të tyre por dhe të acaruar për ato që lexojnë në faqet e ndryshme në rrjetet sociale për të.