Tre vite nga votimi i reformës në drejtësi, reagon Xhixho: Sot maxhoranca kontrollon dhe gjyqësorin

Nga Erisa Xhixho *

Sot 3 vite më parë u miratuan ndryshimet kushtetuese që i dhanë jetë reformës më të shumëpritur të shqiptareve” Reformës në Drejtësi”

Një votim unanim i 140 deputetëve të cilët mbeshtetën sëbashku me partnerët tanë ndërkombëtar BE dhe SHBA këtë reformë për qytetarët tanë.

Po ç’fare ndodh pas 3 viteve nga miratimi i saj?
A kemi sot një drejtesi më të pavarur, të shpejtë dhe të barabartë për të gjithë?

Fatkeqësisht si në çdo fushe tjetër edhe këtu implementimi i reformës do të ishte tejet problematik e larg pritshmërive të të gjithëve.

Koha provoj atë që në fakt Komisioni i Venecias e kishte thënë qysh në krye të herës “se kjo reformë e cila parashikon ngritjen e kaq shumë institucioneve të reja krijon presimisen e kapjes së saj nga maxhoranca”

Sot me një bilanc të thjesht :
1- Nuk kemi Gjykatë kushtetuese si garantia e drejtave të njeriut në një sistem demokratik dhe mbrojtësja e kushtetutes.

2-Nuk kemi Gjykate të Larte si hallka e fundit e sisistemit të drejtësisë duke bërë që mbi 35 mijë dosje të mbeten pa drjejtësi e ku disa të dënuar për vepra penale rrezikojnë lirimin pasi nuk ka kush të vendosi për ta.

3-Sot sistemi i drejtësisë është i pakontrolluar pasi edhe pse kushtetuta e parashikonte ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtesisë 6 muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese , sot pas 3 vitesh ende nuk është krijuar nga Keshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Praktikisht sot nuk ka asnjë organ që të shqyrtojë shkeljet disiplinore të gjyqtareve e prokurorëve duke i lene ata 1- nën trysnin e politikës për kalimin e vettingut ose 2- të korrupsionit për vendimarrjet e tyre.

Pasi problemet disiplinore të vëna në dukje nga KPP( Vetting) e cila ka referuar 10 raste disiplinore tek Keshilli i Larte i Prokurorisë ose Keshilli i Lartë i Gjyqësorit nuk kanë bazë ligjore ti shqyrtojne ato. Kjo pasi vetem ILD mund t’i marrë në shqyrtim e të shprehet për to. Vonesa në fillimin e proçedimit disiplinor ndikon drejtpërdrejt tek besimi i qytetareve te proçesi i vettingut.

4-Sot kemi standart dyfisht të vettingut ku rasti i Donika Preles është më flagranti ku del në pah lidhja e politikës me gjyqësorin .
Ky standart i dyfisht , i ngadalte pasi nga 800 prokurorë e gjyqtarë deri tani kanë kaluar vetëm 90 prej tyre dhe me këtë ritem do të duhen vite për t’u vetuar gjithë trupa e drejtësisë. Standartet e dyfishta në Vetting kanë sjellë padyshim humbjen e besimit të qytetareve tek kjo reforme duke i bërë dëmin më të madh asaj e vendit.

5-Reforma drejtësi mendon për të pastruar sistemin e këtu të gjithë jemi dakort që më në fund njerëzit pa integritet, të korruptuar e me lidhje me krimin të dalin jashte sistemit. , por ajo nuk ka menduar për të plotësuar vakancat e krijuara.
Ndërkohë edhe pse Shkolla e Magjistratures ka rritur kuotat e pranimit ( gjë që padyshim do ndikojë në cilësi) vihet në dukje mungesa e burimeve njerëzore për t’i plotësuar , pasi studentët që hyn këtë vit në Magjistraturë do duhet të jenë pjesë e sistemit vetëm pas 3 viteve duke filluar nga shkallet më të ulta.

6-Gjithashtu ka vonesa pa asnjë pengesë ligjore në ngritjen e SPAK , BKH, Gjyjatës Posaçme, Prokurorit Pergjithshem sipas kushtetutes me 84 vota , jo sipas Rilindjes me 69 vota që koha vërretoj se është totalisht nën ndikimin e maxhorancës.

E megjithatë të gjithë ne qytetarët e Shqiperisë jemi pro Reformës së drejtesisë si e vetmja mënyrë për të ngritur shtetin e së drejtës të rrënuar tashmë nga Rilindja.
E kjo mund të bëhet vetëm me një reformë që ecën mbi shinat ligjor e kushtetues e jo mbi shinat e Rilindjes .

Ky tre vjecar na tregon se forcat politike dhe opinioni shoqeror duhet ta shikojnë gjithë këtë proçes me qellimin e vetëm për një rezultat final te sukseshëm . Prandaj për këtë nuk duhet hequr dore nga një oponence pozitive e permanente gjate implementimit të saj , duke qënë konstruktiv dhe në funksion implementimit te drejtë e cila në fund te ditës ti sherbejë qytetarëve.

Padyshim angazhimi i të gjithëve ne që duam një sistem drejtësie të paanshëm, profesional e të barabartë duhet që me vullnet te hekurt ta ndertojme ,ku udherrefyese te mbetet ligji dhe kushtetuta.
Nga këtu fillon shteti i së drejtës

*Zëvendëskryetare e LSI.