Tiranë, inspektorët tatimorë sherr me pronarin e lokalit

Dy inspektorë tatimorë dhe pronari i një lokali janë konfrontuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘21 dhjetori’ mbrëmjen e sotme dhe mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat dy inspektorët dhe pronarin e lokalit

Shkak i përplasjes është bërë gjoba e vendosur që inspektorët i kanë vënë lokalit para një muaji

Burimet nga RTV Ora bëjnë me dije se pronari i lokalit po bëhej gati ta hapte biznesin pa paguar detyrimet.