Teatrit i pritet uji, policia rrethon godinën

Teatri Kombëtar është rrethuar nga forca të shumta policie ditën e sotme.

Ndërkohë ata janë larguar pak më parë.

Gjithashtu Ministria e Kulturës i ka bërë shkresë Drejtorisë së Teatrit Kombëtar, që godina të boshatiset sa më shpejt.

Artistët tregojnë se gjatë paraditës është prerë edhe lidhja e ujit.

Më tej ata shtojnë, se pritet që të pritet edhe energjia elektrike.

Kujtojmë këtu se pak muaj më parë, Bashkia e Tiranës, hoqi fshehurazi natën shkronjat e Teatrit Kombëtar.

Më pas shkronjat u vunë sërish me ndihmën e qytetarëve dhe kontribuesve të shumtë.