Shkarkimi i Metës, Manjani për PS: Hardhuca pa bisht, çfarë kërkojnë nga Komisioni i Venecias?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, pyet se pse qeveria i është drejtuar Komisionit të Venecias për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Sipas tij, çfarë mund ti kërkojë PS-ja Komisonit, çfarë opinioni? Teksa i quan hardhuca pa bisht, sipas tij, vendimin e jep Gjykata Kushtetuese. ”E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese. Ç’hyn Venecia këtu? Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu. Hardhuca pa bisht”.

Postimi i plotë

Ngaqë nuk kam asnjë interes të ndjek bëmat e parlamentit monist, nuk e kisha fiksuar që për shkarkimin e Presidentit i paskan kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

Hahahahahahahahahaha…

Çfarë qesharakësh! Po çka këtu për ti kërkuar opinion Komisionit të Venecias? Kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës.

E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese. Ç’hyn Venecia këtu? Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu. Hardhuca pa bisht.