Shëngjini bregdeti “pushtohet” nga pushuesit (VIDEO)

Të gjithë pushuesit që i janë drejtuar Shëngjinit për fundjavë kanë pritur me orë në trafik. Hyrja dhe dalja nga zona bregdetare është kthyer në një shqetësim për drejtuesit e mjeteve, ndërsa Shëngjini sot ka pritur numrin më të lartë të pushuesve për këtë sezon veror.

Kjo është hyrja e mjeteve këtë fundjave në bregdetin e Shëngjinit. Trafiku i rënduar që vijonte edhe brenda qytetit. Shkak është bërë dyndja e pushuesve drejt Ranës së Hedhun. Shëngjini ka arritur kapacitetin e plotë të vizitorëve në këtë periudhë.

Në pamjet që shihni tregohet pushtimi i plazhit nga pushuesit. Në Shëngjin nuk mungojnë edhe turistët e huaj. Më shume i josh ideja për të parë një vend të ri dhe çmimet .

Pushues nga Polonia: “E gjeta në booking hotelin dhe në këtë mënyra udhëtova drejt Shqiperisë. Kjo është hera e parë për mua. Dua të them se njerëzit janë shumë të mirë e miqësorë, deti shumë i pastër, por pastërtia në pjesën tjetër ka nevojë të shihet dhe këtu e kam fjalën për plazhet publike dhe në rrugë. Për 10 ditë kam paguar 470 euro dhe sigurisht ky është një çmim më i lirë se unë të bëj pushime në Poloni andej nga vij”.

Ashtu si udhëtimi drejt Shëngjinit edhe largimi prej aty kthehet në shqetësim për drejtuesit e mjeteve. Policia rrugore e ka të pamundur të shmangë trafikun për shkak të fluksit të lartë të mjeteve dhe infrastrukturës rrugore jo të përshtatshme për një zonë të tillë turistike. /ABC News