Rumania përmbyll Presidencën e BE-së, dhe nderon Taulant Ballën për kontributin e dhënë

Rumania në mbyllje të Presidencën e BE-së ka nderuar Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën për kontributin e dhënë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Rumania përmbylli me sukses Presidencën e Bashkimit Europian.

“Ishte një Presidencë ku u rikonfirmua politika e dyerve të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kur Komisioni Europian rikonfirmoi përmes një raport-progresi shumë pozitiv faktin se Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Rumania përmbylli me sukses Presidencën e Bashkimit Europian. Ishte një Presidencë ku u rikonfirmua politika e dyerve të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kur Komisioni Europian rikonfirmoi përmes një raport-progresi shumë pozitiv faktin se Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ishte një Presidencë përgjatë së cilës u diskutua për thellimin integrimit brenda BE, por edhe e Zgjedhjeve Europiane që morën vëmendje të lartë nga qytetarët europianë.

E falenderoj Qeverinë Rumune dhe Ambasadën e saj në Tiranë për vlerësimin që më bënë sot.