Rekordet e këqija të Edi Ramës

Nga: Përparim Spahiu

Filozofisë që bëj skandalin e rradhës që të harrohet ai i mëparshmi i ka ardhur fundi. Edhe pse me shumë përpjekje për të thyer rekordin korruptiv të Unazës së Re, ku për 1 km rrugë u dhanë 20 milion euro, afera e fundit dhe oferta e fundit e pakërkuar, pasi Parlamenti i ndaloi ato tashmë me votë, (mos harrojmë që 1 Korriku ishte caktuar si data e fundit por duket se çdo gjë varej nga mbyllja e kësaj kontrate) nuk arriti ta thyente këtë rekord.

Rama në 6 vite do të mbahet mend si KM-ja me më shumë rekorde, gjithmonë për KEQ. Me sukses ja arriti që Shqipëria të rënditet si vendi: Më i korruptuar në rajon. Më i varfër në rajon. Me numuri më të madh të azilkërkuesve (duke garuar fort me vende në luftë si Siria). Qendër e krimit të oragnizuar. Bazë e trafiqeve ndërkombëtare të drogës (kujto dhe dy laboratorë zbuluar tashmë të kokainës dhe heroinës).

Kriminel meren me listat e të punësuarve në ujësjellës. Shefa policie habisin vet KM-n për rezultatin e arritur prej skemave të tyre në zgjedhje. Me lirinë e fjalës më të kufizuar në rajon. Ku të prishet shtëpia pa asnjë dokument shpronësimi apo kompensimi. Paguan 140 milion euro një biznesi të huaj vetëm pse nuk i pëlqen shefit. Rrihet barbarisht një investitor ku vetëm projekti investimit është rreth 15 milion euro. Pa gjykatë Kushtetuese e të Lartë. Zgjedhje moniste pas 30 vitesh së rënies së diktaturës ku 85% të shqiptarëve i mohohet e drejta për të zgjedhur.

Fakti që rruga Milot-Balldren nuk theu dot rekordin e Astirit më bën të besoj fort që Ai e ka kuptuar që dhe skandaleve ju ka ardhur fundi dhe e vetmja gjë që mendon, dhe nuk e parashikon dot, është se si dreqin do të shpëtojë nga kjo gjëmë që i ka shkaktuar vendit dhe nga ky llum ku është zhytur.