Reali Madrid ka refuzuar deri tani 6 oferta zyrtare për talentin spanjoll

Real Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Marco Asensio. Për 23-vjeçarin spanjoll, “Los Blanos” ka refuzuar deri më tani 6 oferta zyrtare që kanë ardhur në adresë të tij. Sipas mediave spanjolle, disa klube të mëdha në Europë kanë bërë oferta për të.

 

Ofertën më të mirë e ka bërë skuadra e Liverpool, por edhe kampionët e Europës kanë marrë si përgjigje “Jo” të prerë. Trajneri Jurgen Klopp është fans i Asensio, por nuk ka mundur të bindë “los blancos” ta lënë të lirë.

Marco Asensio luan që prej vitit 2016 me Real Madrid, ku në 135 ndeshje ka realizuar 27 gola. Ai ka një kontratë deri në vitin 2023, teksa ky sezon pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.