Pojana: Sistemi i drejtësisë sot në kolaps të plotë, kaq mjafton për të festuar “suksesin” e reformës

Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Klevi Pojana ironizon suksesin e reformës në drejtësi, e cila sot mbushi 3 vite nga votimet konsensuale të ndryshimit të Kushtetutës, që i hapën rrugë prekjes së sistemit të drejtësisë në vend.

Për Pojanën, vendi prej shumë muajsh gjendet pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe në një kolaps të plotë sa i takon sistemit të drejtësisë, dhe kaq mjafton për të festuar “suksesin” e reformës!

Reagimi i plotë

Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar!

Gëzuar 3-vjetorin e R…formës në Drejtësi!

Vendi prej shumë muajsh gjendet pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe në një kolaps të plotë sa i takon sistemit të drejtësisë!

Kaq mjafton për të festuar ‘suksesin’ e reformës!

#eksperimentistan2019