Partizani mëson kundërshtarin në turin tjetër të Europa League nëse kalon Sheriff-in

Skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në raundit e dytë të Europa League pas eliminimit nga Championsit: Partizani, Feronikeli dhe Shkëndija e Tetovës, kanë kundërshtarët me të cilët do të përballen në raundit e tretë kualifikues të Europa League.

Partizani, nëse arrin të kalojë Sheriffin e Tiraspolit, do të sfidohet me humbësin e çiftit Mariborit (Slloveni) dhe Aik Stokholmit (Suedi). Një short i vështirë për të kuqtë që drejtohen nga Lerda.

Feronikeli nëse bën mrekullinë me Slovan Bratislavën, do të përballet me humbësin e çiftit Dundalk (IRL) / Qarabağ (AZE).

Shkëndija e Tetovës, nëse eliminon Dudelange të Luksemburgut, do të ketë përballë Celtic të Skocisë ose Nomme Kakju të Estonisë.

Image

Image