Para altarit të Kishës së Shën Lleshdrit, Selitë-Mirditë

Nga Ndue Dedaj

NJË FOTO NGA SELITA

Janë disa foto, që, në pamje të parë, nuk kanë një “shpjegim”…
Por asgjë nuk mbetet pa kontekst, në rastin e kësaj fotoje, bërë para altarit të kishës së Shën Llezhdrit, Selitë, të shtunën që shkoi, me Ipeshkvin e Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta dhe dy miq të tij ardhur për herë të parë në këtë tempull, akademiku Shaban Sinani dhe publicisti & politikani Luan Rama, njëherësh miq tanë të hershëm, Bardhok Pulajt, Viktor Gjikolës dhe të mitë; së bashku me Dom Agustin Bardhin e Ariel Margjinin.
Kurbneshi, për disa ka qenë shtëpia e përhershme apo e përkohshme, për dikë stacion në rrugën e vështirë Rrëshen – Lurë e Reç e për dikë tjetër vendi i stazhit parastudentor etj.
Gjithsesi, një referencë e rëndësishme e së shkuarës, por ndoshta jo dhe e së ardhmes së afërme.
nd