Ndërhyrje vrastare në miqësoren Liverpool-Sevilla, lojtari del me barelë nga fusha (VIDEO)

Një ndërhyrje horror në miqësoren e fituar nga Sevilla 2-1 ndaj Liverpoolit po bën xhiron e botës. Futbollisti i të kuqve, Joris Gnagon ka bërë një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj talentit Yasser Larouci, duke e detyruar këtë të fundit që të dilte me barelë nga fusha e lojës.

 

Një faull i rëndë nga mbrojtësi francez, i cili u largua nga fusha me karton të kuq, ndërkohë që faulli ndodhi pasi lojtarët e Liverpoolit nuk larguan topin nga fusha pasi një lojtarë i Sevillas ishte i dëmtuar.

Nuk ishte faulli i vetëm i rëndë gjatë ndeshjes, pasi edhe Ever Banega i dha një goditje me bërryl në fytyrë Harry Wilson. /R.Lika-Koha Jone/