Me Rolex, helikopterë e pushime luksoze, Ilda sqaron se ku i gjen paratë

E dimë shumë mirë që VIP-at shqiptarë bëjnë thuajse të gjithë jetë luksoze, si të kenë lindur pasanikë e të kenë qenë të tillë brez pas brezi.

Ndër këta VIP-a është edhe Ilda Bejleri, e cila punon vetëm si gazetare, por jeta e saj me të vërtetë që të bën ta kesh zili.

Ajo shikohet teksa pushon në resorte luksoze jashtë vendit në mënyrë të vazhdueshme.

Gjithashtu veshjet e shtrenjta, bizhuteritë apo edhe shëtitjet me helikopter të moderatores shqiptare tërheqin vëmendjen.

Ditën e djeshme moderatorja e njohur i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory dhe njëri prej tyre e ka pyetur për jetën luksoze që bën.

Me përgjigjen e saj Ilda lë vend për dyshime, e megjithatë, një mënyrë e ka gjetur për të justifikuar paratë “me thasë”.

Ajo shprehet:

Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë”.

Lum si ti moj Ilda që je “tironce” dhe ke një gjyshe me tradita!