Manjani: Sipas Ramës ai që ka shumë paguan pak, ndërsa ai që ka pak paguan shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kryeministri Edi Rama, kërcënon bizneset e vogla që mezi u bënë mbarë të punojnë këtë verë, por ndërkohë e filloi këtë vit financiar me falje taksash për të mëdhenjtë.

Manjani më tej thotë se sipas Edi Ramës ai që ka shumë paguan pak, ndërsa ai që ka pak paguan shumë dhe këtë e bëri me bëri me fuqi prapavepruese, pra në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve njëkohësisht Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërcënon bizneset e vogla që mezi u bënë mbarë të punojnë këtë verë.

Ndërkohë e filloi këtë vit financiar me falje taksash për të mëdhenjtë.

E bëri me fuqi prapavepruese, pra në kundërshtim flagrant me Kushtetutën!!!

Dhe në kundërshtim edhe më flagrant me drejtësinë dhe barazinë para ligjit!

Sipas Edi Ramës ai që ka shumë paguan pak, ndërsa ai që ka pak paguan shumë.

E mbani mend se si na hapi trutë kur reklamonte taksën progresive?!

Me në fund, ju kujtoj se shumë prej këtyre bisneseve të vogla kontribuan edhe me 30 qershor për këtë sjellje të Edi Ramës.

Ta gëzojnë!