Kukësi zyrtarizon largimin e Çyrbja-s dhe afron mesfushorin e Besëlidhjes

Kukësi në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të ri, i cili me shumë mundësi do të jetë Ilir Daja, po vijon lëvizjet në merkato. Klubi verilindor ka zyrtarizuar largimin e Arbër Çyrbja-s, vetëm pak ditë pas eliminimit nga Debreceni që në raundin e parë të Europa League-s. Mesfushori e ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin. Çyrbja, i cili iu bashka skuadrës së Kukësit sezonin e kaluar, është aktivizuar në 49 ndeshje në gjitha kompeticionet.

 

Skuadra verilindore ndërkohë ka njoftuar edhe afrimin Oumar Toured Camara nga skuadra Besëlidhjes, në formë huazimi. Mesfushori vjen në formë huazimi për një sezon futbollistik te skuadra nënkampione nga ekipi i cili militon në Kategorinë e Parë. Afrikani është afrimi i gjashtë i merkatos së verës, pas ardhjes së Ilir Avdylit, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt, Marko Çemës dhe Tome Kitanovskit. /Koha Jone/