Kontratë 130 milionë euroshe, De Gea bëhet portieri më i paguar në botë

Nëse e ardhmja e Romelu Lukakut mbett e paqartë te Manchester United, ajo e De Geas është mëse e qartë. Portieri spanjoll ka vendosur që të rinovojë kontratën me skuadrën e “Djajve të Kuq”, nga e cila do të përfitojë një pagë të frikshme.

Sipas asaj që raporton gazeta britanike “Telegraph”, ai do të firmosë një kontratë 6-vjeçare, pasi skuadra angleze ka konfirmuar besimin te ai pavarësisht nga gafat e shumta të bëra në fund të sezonit të kaluar.

Gardiani spanjoll do të përfitojë 130 milionë euro për 6 sezone, duke përfituar gati 22 milionë euro në sezon. Për momentin është bëhet portieri më i paguar në botë, duke kaluar edhe Ederson dhe Alissson. /R.Lika-Koha Jone/