Kina do të vendosë taksë anti-dumping mbi çelikun-inoks të ardhur nga BE dhe vende të tjera aziatike

Kina njoftoi të hënën se do të vendosë detyrime anti-dumping për disa produkte çeliku inoks të importuara nga Bashkimi Europian, Japonia, Koreja e Jugut dhe Indonezia.

Tarifat anti-dumping prej 18.1% deri në 103.1% do të aplikohen për produktet ‘stainless steel’ të prodhuara nga kompanitë në BE dhe tre vendet aziatike, duke filluar nga 23 korriku, tha Ministria e Tregtisë e Kinës në një deklaratë.

Vendimi pason një hetim antidumping në korrik të vitit të kaluar pas një ankese të paraqitur nga firma shtetërore e Shanxi Taigang Stainless Steel (000825.SZ).

Këto pllaka çeliku-inoksi, që importohen nga BE dhe vendet e tjera, përdoren kryesisht në ndërtimin e anijeve, kontejnerëve, hekurudhave, energjisë dhe industrive të tjera.

Kina, prodhuesi më i madh i çelikut në botë, shënoi 26.71 milionë ton produkte çelik inoksi in 2018, duke u rritur 2.4% nga një vit më parë, sipas Shoqatës Stainless Steel të Kinës. Vendi importoi 1.85 milion ton produkte çelik inoksi gjatë vitit të kaluar, duke u rritur 53.7% nga 2017.

-Reuters/ SCAN