I shënoi nga mesfusha Juventusit, Kane zbulon “sekretin” e golit magjik (VIDEO)

Harry Kane shënoi një gol të jashtëzakonshëm në miqësoren ndaj Juventusit, duke i dhënë fitoren 3-2 skuadrës së tij. Bomberi anglez e cilësoi një nga golat më të bukur të karrierës atë ndaj skuadrës torineze.

 

“Ndoshta është një nga golat e mi më të bukur në karrierë. E pash portierin që ishte larg linjës së portës në disa raste, ndaj besova se do të kisha mundësinë për të shënuar. E pashë që ishte jashtë zonës dhe për fat arrita që të shënoja”, u shpreh sulmuesi i Tottenhamit.

Ndërkohë në krahun tjetër edhe trajneri Pochettino nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin anglez: ‘Ishte një gol i pabesueshëm nga Harry. Mendoj se ishte mënyra më e mirë për të që ta niste sezonin. Nuk ishte prioriteti që të fitonim, por luftuam në mënyrën më të mirë dhe në fund arritëm që të fitonim”. /R.Lika-Koha Jone/