I nxehti afrikan, temperaturat do arrijnë deri 40 gradë C

I ftohti i papritur që pushtoi disa qytete të Europës, mes tyre edhe Shqipërinë, i ka lënë vendin temperaturave të larta. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm të dielën deri në 37 gradë C. E ndërsa, pritet një rritje e ndjeshme nga java tjetër ku mund të arrijë deri në 40 gradë C. Për të gjithë ata që kanë ditët e pushimit në javën e fundit të muajit korrik dhe fillim gushti, kanë marrë vendimin e duhur, pasi dielli do të jetë në “dispozicionin” e tyre.