Haradinaj dorëzon sot dorëheqjen tek Presidenti

Tre ditë pasi shpalli dorëheqjen, kryeministri në largim Ramush Haradinaj, sot pritet të dorëzojë edhe formalisht dorëheqjen tek Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, ndërsa partitë politike tashmë kanë sytë nga presidenti për datën e re të zgjedhjeve. Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.