Griezmann: Messi nuk më ka dërguar ende mesazh, Suarez po

Barcelona ka nisur përgatitjet para-sezonale në Japoni, teksa të martën do të luajë një miqësore ndaj Chelsea. Ky do të jetë edhe testi i parë për Griezmann që do të bëjë debutimin me blaugranët.

“Do të jenë minutat e para me fanellën e re dhe mezi pres që të luajë me shokët e rinj. Po ja kaloj shumë mirë në dhomat e zhveshjes dhe jashtë fushës.

Ditët e para? Dita e parë ishte pak e vështirë, pasi shokët më turpëruan dy herë me kalimit të topit poshtë këmbëve. Ende nuk kam marrë mesazh nga Lionel Messi, ndërkohë që Messi më ka uruar mirëseardhjen. Jam pritur mirë nga grupi dhe jam argëtuar shumë me djemtë. Shpresoj që ta ndihmoj ekipin sa më shumë të jetë e mundur.

Atletico Madrid? Është një klub që kam dhënë gjithçka dhe jam i qetë për këtë gjë. Kam bërë gjithçka në mënyrën e duhur për të respektuar trajnerin Diego Simeone dhe shokët e ekipit të Atletico Madrid”, deklaroi Griezmann. /R.Lika-Koha Jone/