Gazeta italiane paralajmëron surprizën e madhe për të ardhmen e Hysajt

Sipas gazetës italian “La Repubblica” po përflitet për një epilog ta papritur për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i kombëtares sonë është i destinuar për t’u larguar nga të kaltrit, pasi prej muajsh përflitet në skuadra të ndryshme. Futbollisti shkodran ishte zgjedhja e parë për Atletico Madrid, por refuzimet e shpeshta të presidentit De Laurentiis, bën që Simeone të preferonte Trippier para tij.

 

Për Hysajn ka ende zëra për një kalim te Roma dhe Tottenham, por sipas gazetës italiane ai mund të zgjedhë edhe qëndrimin edhe për një tjetër sezon te skuadra e Napolit.  Mbrojtësit i përfundon kontrata në vitin 2021 dhe ka avantazhin që mund të luajë në disa pozicion në mbrojtje. Pa ndonjë ofertë bisede, ai do të preferojë të qëndrojë edhe pse nuk është në planet e trajnerit Ancelotti.

Së fundmi Hysaj ka pasur një takim me Gigi Febbrari-n, ish-përgatitës teknik në kohën e Rejës te Napoli dhe aktualisht pjesë e kombëtares sonë. Në pritje të zhvillimeve të Reja, duket se Elsi mund të jetë një “telenovelë” pa fund të lumtur edhe gjatë kësaj vere. /R.Lika-Koha Jone/